Kur do të dalin rezultatet e zgjedhjeve në pesë bashkitë? Përgjigjet Celibashi: Procesi mund të përfundojë mesditën e së hënës
09/11/2025 10:19
Gjatë konferencës për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u pyet se kur do të dalin zgjedhjet në pesë bashkitë.
Ai tha për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, se procesi i numërimit të votave pritet të përfundojë mesditën e së hënës.
Gazetarja Elda Menga: Ka një parashikim KQZ se kur del rezultati zyrtar për pesë bashkitë?
Celibashi: Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse do jetë pak a shumë ajo e vitit 2023, do ta përfundojmë procesin e numërimit në mesin e ditës së hënë.
Top Channel