Këtë të diel, qytetarët e Kosovës janë drejtuar drejt qendrave të votimit për të marrë pjesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale, ku do të vendosin për kryetarët e rinj të komunave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), vendvotimet në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në 19:00.

Procesi i votimit po zhvillohet në 525 qendra votimi me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime janë për votimin e rregullt.

Ndërsa, për votimin me kusht janë hapur 18 qendra, nga një për çdo komunë, me gjithsej 20 vendvotime, ka bërë të ditur KQZ-ja. /rel

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta