Për disa qytetarë në Vlorë procesi i votimit po shihet me vështirësi.

Një çift i të moshuarve, që ka ardhur posaçërisht nga Italia për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, u përball me problematika në dokumentacionin e nevojshëm dhe me mungesë informacioni mbi qendrën e tyre të votimit.

Çifti: Kemi ardhur nga Italia për të votuar.

Pyetje: Posaçërisht për zgjedhje?

Çifti: Po, patjetër!

Pyetje: Si ju duket procesi deri më tani?

Çifti: Akoma nuk e kemi shijuar, pasi kemi probleme me dokumentacionin

(‘E keni qendrën e votimit te fabrika e çimentos’-ndërhyn një anëtare)

Çifti: Ne banojmë këtu, çfarë është ky organizim? Nuk shkojmë të votojmë në atë qendër votimi. Unë po vij nga Italia për të votuar dhe nuk votoj dot.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta