Është mbyllur numërimi në Prishtinë pas zgjedhjeve në 18 komuna.
Sipas të dhënave, dalja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve.
Korrespondentja e Top Channel në Kosovë raporton se me 67 nga 105 kutitë e numëruara, në Mitrovicë të Jugut prin kandidati i LVV-së, Faton Pecia.
Në Prishtinë prin Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 80% të kutive të numëruara.
Në Prizren prin PDK-ja me Shqir Totajn, kur janë numëruar 215 nga 236 kutive të votimit.
Mbyllet Gjilani, fiton Lëvizja Vetëvendosje.
Përfundon numërimi në Junik, Lidhja Demokratike shënon fitore.
Mbyllet numërimi në Kllokot, fiton Lista Serbe edhe pse s’kishte garë sepse Sreçko Spasiq u tërhoq nga gara më 3 nëntor për të iu bashkuar pikërisht Listës Serbe.
Në Dragash ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në Kaçanik fiton Partia Demokratike e Kosovës.
Në Mamushën e banuar me shumicë turke fiton KDTP-ja.
Në Klinë fiton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Fushë Kosovë fiton Lëvizja Vetëvendosje.
Lidhja Demokratike fiton në Viti.
Obiliqin e fiton Lëvizja Vetëvendosje
Është mbyllur numërimi edhe në Prishtinë. Përparim Rama e merr edhe një mandat tjetër me LDK-në.
Në Vushtrri fiton Partia Demokratike e Kosovës.
Prizreni përfundoi, fiton PDK-ja.
Vetëvendosja- 4 komuna
Gjilan- Alban Hyseni VV fitues
Fushë Kosovë- Valon Prebreza VV fitues
Mitrovicë e Jugut- Faton Peci VV fitues
Obiliq- Halil Thacci VV në avantazh
AAK- 4 komuna
Gjakovë- Ardian Gjini AAK fitues
Klinë- Zenun Elezaj AAK fitues
Rahovec- Smajl Latifi AAK në avantazh
Suhareka- Bali Muharremaj AAK fitues
LDK- 5 komuna
Dragash- Bexhet Xheladini LDK fitues
Pejë- Gazmend Muhaxheri LDK fitues
Prishtinë- Përparim Rama LDK në avantazh
Viti- Sokol Haliti LDK në avantazh
Junik- Ruzhdi Shehu LDK fitues
PDK- 3 komuna
Kaccanik- Sabedin Vishi PDK fitues
Prizren Shaqir Totaj PDK në avantazh
Vushtri- Ferit Idrizi PDK fitues
Top Channel