Nesër zgjedhjet, nis shpërndarja e bazës materiale në Vlorë Ura e Zogut mbi lumin Mat, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, vijon të përballet me rrezik serioz shembjeje.
Ndërhyrja emergjente e realizuar në vitin 2024, e cila kishte për qëllim stabilizimin e strukturës, e ka mbajtur përkohësisht në këmbë këtë urë historike, por reshjet e fundit kanë përkeqësuar ndjeshëm gjendjen. Prurjet e mëdha të lumit kanë dëmtuar disa nga elementët mbajtës, ndërsa këmba veriore ka pësuar lëvizje të dukshme, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e gjithë urës.
Specialisti i trashëgimisë kulturore në Lezhë, Paulin Zefi, apelon për një ndërhyrje të menjëhershme dhe të plotë, për të shmangur humbjen e këtij monumenti të kategorisë së parë me rëndësi të veçantë historike dhe inxhinierike.
Sipas tij, investimi prej 46 milionë lekësh i kryer një vit më parë kishte synim forcimin e njërës prej këmbëve të urës, e cila ishte fundosur mbi 2 metra në shtratin e lumit, por kjo masë rezultoi e pamjaftueshme për ta shpëtuar përfundimisht strukturën nga degradimi.
Dëshira e banorëve dhe specialistëve është që kjo vepër, simbol i arkitekturës së periudhës së Zogut, të restaurohet tërësisht dhe t’i kthehet identitetit të saj të dikurshëm.
Top Channel