U gjet sasi e tepërt kimikatesh në ngarkesë, AKU bllokon 25 ton misër nga Serbia në Shkodër
08/11/2025 13:42
AKU Shkodër bllokoi një kamion në doganën e Hanit të Hotit, që transportonte 25 ton misër nga Serbia.
Shkak është bërë prania e platoxinë B1 në sasinë e misrit, e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë. Kjo normë sipas burimeve për vendet e BE është e lejueshme, por në Shqipëri jo për shkak se ka norma të tjera.
Në këtë mënyrë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bërë bllokimin e sasisë prej 25 ton të misrit që po vinte nga Serbia. Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho.
Ndërkohë bëhet me dije se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.
Top Channel