Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në Afrikën e Jugut këtë muaj, ku SHBA-të pritej të përfaqësoheshin nga zëvendëspresidenti J.D. Vance.
“Është një skandal që G20 po mbahet në Afrikën e Jugut”, tha presidenti, duke shtuar: “Asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk do të marrë pjesë ndërsa shkeljet e të drejtave të njeriut atje vazhdojnë.”
Një burim i Reuters i njohur me çështjen konfirmoi se Vance nuk pritet më të udhëtojë në Afrikën e Jugut për këtë samit.
“ ‘Afrikanerët’ (njerëz me prejardhje nga kolonët holandezë dhe gjithashtu emigrantë francezë dhe gjermanë) po vriten dhe masakrohen dhe tokat dhe fermat e tyre po konfiskohen ilegalisht”, shkroi Trump në Truth Social.

Trump kishte deklaruar vazhdimisht se nuk kishte asnjë mënyrë që ai personalisht të shkonte në Afrikën e Jugut, duke përmendur mosmarrëveshjet e tij me politikën e qeverisë së homologut të tij Cyril Ramaphosa në lidhje me pronësinë e tokës, si dhe qëndrimet e tij ndaj Izraelit.
Në maj, gjatë një takimi në Zyrën Ovale, presidenti amerikan akuzoi se një “gjenocid” po kryhej kundër pronarëve të bardhë të tokave në Afrikën e Jugut.
Qeveria dhe ekspertët e Afrikës së Jugut po hedhin poshtë pretendimet e qeverisë amerikane për një “gjenocid” të supozuar, të cilin ata e përshkruajnë si një “teori konspiracioni” që qarkullon “në qarqet e ekstremit të djathtë”.
Më parë këtë vit, SHBA-të mirëpritën një grup të parë të afrikanojugorëve të bardhë, të cilëve u dhanë azil. Në fillim të shkurtit, Presidenti Trump ngriu ndihmën për Afrikën e Jugut dhe në mars, administrata e tij dëboi ambasadorin e vendit nga Uashingtoni.
Top Channel