Tragjike/ 22-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lokal, 4 të vdekur dhe 11 të plagosur

08/11/2025 17:07

Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur, pasi një 22-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në një lokal.

Ngjarja ka ndodhur në Florida, ku një 22-vjeçar në tentativë për t’i shpëtuar policisë që po e ndiqte, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lokal.

Të paktën 11 persona u plagosën, njëri prej të cilëve është shtruar në spital në gjendje kritike.

Ndërkohë, pas aksidentit, i riu është vënë në pranga.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta