LIVE/ Irani godet bazat ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, 22 vende firmosin deklaratën për Hormuzin. Irani i përgjigjet Trump për ishullin Kharg
21/03 23:20
Autoritetet e Groenlandës njoftuan dje se kanë gjetur trupin e një shtetasi italian, i cili humbi jetën në një aksident ajror më 25 tetor, pranë kryeqytetit të Nuuk-ut, në bregun perëndimor të ishullit.
Së bashku me trupin, u gjetën edhe pjesët e aeroplanit me të cilin italiani ishte nisur nga Kanadaja.
Lajmin e konfirmoi “Farnesina” ministria italiane e Punëve të Jashtme, e cila bëri të ditur se Ambasada e Italisë në Kopenhagen ka ndjekur rastin në bashkëpunim me konsullin e nderit.
Zyrtarët e misionit diplomatik italian kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës, për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme.
Top Channel