Një 17-vjeçar, i cili 7 muaj më parë, tentoi të vriste një person duke e goditur me sendet te forta si dhe duke e përplasur me automjet, pas një konflikti për motive të dobëta, është arrestuar në Lezhë.
Në pranga ra A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne mënyrë të parregullt”.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, me të cilin perplasi qëllimisht, shtetasin F. Gj., 34 vjeç. Në këtë ngjarje u përfshinë 6 persona.
Policia thotë se vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel