Shoferi në gjendje të dehur përplaset me një makinë tjetër në aksin Lezhë–Milot, humbin jetën dy persona

08/11/2025 10:18

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 01:30 në aksin Lezhë–Milot, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi R. H., 66 vjeç, dhe pasagjeri i tij, shtetasi A. H., 52 vjeç. Autoritetet dyshojnë se shkak i aksidentit ishte pozicionimi i gabuar në karrexhatë i njërit prej drejtuesve, i cili rezultoi gjithashtu në gjendje të dehur, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.

Njoftimi paraprak

Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.

33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta