Në Lezhë të kënaqur me ullirin, por fermerët ankohen se nuk ka fuqi punëtore

08/11/2025 13:38

Prodhimi i ullirit në Lezhë këtë vit është i kënaqshëm.

Në fshatrat Troshan dhe Fishtë, të njohura për kultivimin e kësaj kulture bujqësore, fermerët kanë nisur vjeljen, por problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore. Të rinjtë janë larguar dhe fermerët po hasin vështirësi të shumta për të siguruar krahun e punës. Ndërkohë, çmimi i ullirit dhe i vajit nuk ka pësuar rritje, por vijon të jetë i njëjtë si në vitet e shkuara dhe tregu nuk paraqet probleme, pasi kërkesa për vaj ulliri vendas mbetet e qëndrueshme dhe e lartë thonë fermerët.
Përballë këtij prodhimi të bollshëm te ullirit dhe vajit, tregu vendas është i rrezikuar dhe duhet gjetur mekanizmat e nevojshëm për të eksportuar edhe jashtë vendit, thotë specialisti i bujqësisë, Preng Marku.

Sipërfaqet me ullinj në fshatrat e Lezhës po vijnë gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, ku numërohen qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me këtë kulturë. Çmimi i ullirit varion nga 150 lekë deri në 200 lekë për kilogram, ndërsa çmimi i vajit nga 800 deri në 1200 lekë për litër.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta