“Mandarinat i kemi të pastra”, fermerët e Xarrës në Sarandë janë dëmtuar nga lajmet për pesticidet në agrume

08/11/2025 15:11

Kapja e disa sasive të mandarinave me përmbajtje pesticidesh të ndaluara ka goditur pothuajse të gjithë fermerët, dhe jo vetëm ata që kanë abuzuar.

Në fshatin Xarrë të Sarandës, ku ndodhen sipërfaqe të mëdha me agrume, tregu është tkurrur ndjeshëm në kulmin e prodhimit, si pasojë e lajmeve negative.

Për këtë arsye, fermerët e Xarrës, të bashkuar, kanë porositur analizat laboratorike të frutave për të provuar cilësinë e prodhimit të tyre.

Këto janë analizat e kryera nga laboratorë të licencuar, të cilat tregojnë se nuk janë gjetur pesticide të ndaluara. Ne i kërkojmë ndihmë edhe Ministrisë së Bujqësisë për të mbrojtur prodhimin vendas”, shprehen fermerët.

Xarra, zona më jugore e Shqipërisë, në kufi me Greqinë, është prodhuesja më e madhe e mandarinave në vend. Nga ky produkt varet jeta e dhjetëra familjeve, të cilat prej vitesh ia kanë kushtuar jetën kultivimit të agrumeve.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta