Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit.
Personi i pajetë është rreth 67 vjeç, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes.
Viktima është identifikuar si Bujar Mezini.
“Në lagjen “Teqe”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot, rreth orës 10:45, bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit.
Nga kqyrja paraprake e trupit, dyshohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës si dhe për dokumentinin e plotë ligjor të rastit”-njofton policia.
Top Channel