“Kush të futi aty?”/ Shokuese në Irlandë, gruaja gjendet e mbyllur brenda një valixheje në një autobus, autoritetet nisin hetimet

08/11/2025 10:11

Autoritetet irlandeze po hetojnë një incident tronditës në një autobus në Galway, ku një grua u gjet brenda një valixheje, pasi një videoje që qarkulloi në rrjete sociale.

Citylink ka konfirmuar se po bashkëpunon me policinë irlandeze, pasi një video u shfaq në internet që tregonte një grua të mbyllur brenda një valixheje në ndarjen e bagazheve të një autobusi.

Në videon në fjalë, teksa shpërndahen bagazhet nga brenda një valixheje dëgjohen disa britma. Personi që e regjistron afrohet dhe e hap zinxhirin dhe gjen gruan që duket e frikësuar dhe e çorientuar.

Një burrë dëgjohet duke e pyetur: “Kush të futi aty?”, ndërsa ajo, dukshëm e tronditur, përgjigjet: “Faleminderit Zotit, faleminderit Zotit”, përpara se të ulet duke mbajtur kokën me duar.

Citylink, në një deklaratë të premten në mbrëmje, tha se gruaja ishte një “pasagjere e paautorizuar” në një nga shërbimet e kompanisë.

“Ne jemi në dijeni të pamjeve video që tregojnë një person të paautorizuar në një nga shërbimet tona. Ne kemi bashkëpunuar plotësisht me policinë në hetimin e tyre”, tha një zëdhënës i kompanisë për median lokale, Galway Beo.

Autoritetet po hetojnë rrethanat në të cilat gruaja u gjet në valixhe dhe u mor në autobus dhe ende nuk janë dhënë detaje rreth identitetit të saj apo nëse është paraqitur ndonjë ankesë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta