Është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë 33-vjeçari Mikel Hoxha, i dënuar me pesë vjet burg për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Ekstradimi u krye si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, pas një periudhe kërkimi ndërkombëtar ndaj të dënuarit.

Sipas autoriteteve, Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e kishte dënuar me 5 vjet burg për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”.

Ngjarja për të cilën ai u dënua ka ndodhur më 6 qershor 2018, në qytetin e Gramshit, ku pas një debati për motive të dobëta, ai plagosi me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Rasti i tij u bë mediatik në Mbretërinë e Bashkuar, pasi refuzonte ekstradimin duke kërkuar azil me motivacionin se në Shqipëri i rrezikohej jeta si pasojë e gjakmarrjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta