Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen tre vajza në Paris Gjykata Supreme në SHBA i dha të drejtë administratës Trump, duke e lejuar të zbatojë politikën e saj që synon kufizimin e të drejtave transgjinore, e cila do të kufizonte përcaktimet e seksit në pasaporta në “mashkull” dhe “femër” bazuar në seksin e përcaktuar në lindje.
Anëtarët e gjykatës i dhanë OK-in kërkesës urgjente të paraqitur nga administrata, e cila insiston të përmbysë një politikë të prezantuar gjatë administratës Biden që u lejonte njerëzve të vendosnin “X” si shënues gjinor ose të vetëzgjidhnin mashkull ose femër.
“Shfaqja e gjinisë së mbajtësve të pasaportave nuk shkel më shumë parimet e mbrojtjes së barabartë sesa shfaqja e vendit të tyre të lindjes – në të dyja rastet, Qeveria thjesht po dëshmon një fakt”, tha gjykata. Që nga viti 1992, Departamenti i Shtetit, në rrethana të caktuara, u ka lejuar njerëzve të zgjedhin një shenjë mashkullore ose femërore që nuk korrespondon me gjininë e tyre në lindje.
Administrata Biden prezantoi opsionin “X” në vitin 2021 dhe e bëri më të lehtë për aplikantët transgjinorë duke hequr nevojën për provë mjekësore të tranzicionit të gjinisë. Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi reagoi pas vendimit të gjykatës, duke thënë se ai pasqyron më së miri këndvështrimin e administratës se “ekzistojnë dy gjini dhe avokatët do të vazhdojnë të luftojnë për këtë të vërtetë kaq të thjeshtë”.
Top Channel