VIDEO/ Zbulohet në kufirin shqiptaro-grek rrjeta e merimangave më e madhe në botë
Senida Mesi, ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, ka zbuluar për herë të parë se vitet ajo ka qenë në një luftë e vërtetë për jetën, të cilën ajo fatmirësisht tashmë e ka fituar.
Në një postim në Instagram, Mesi ka treguar se ishte prekur nga kanceri dhe se pas muajsh të tërë e një rrugëtimi të vështirë, të heshtur dhe pa bujë, ajo e ka mposhtur sëmundjen dhe ka nisur siç e quan ajo, “rilindjen”.
“Gëzuar për fillimet e reja”, shkruan Senida Medi të shoqëruar më shprehjen “Çdo fillim i ri vjen nga fundi i një fillimi tjetër.”
Ish-politikania e PS ka ndarë edhe një foto me flokë të shkurtra gjatë rrugëtimit të saj kundër sëmundjes së kancerit.
Për mesin nën postimin e saj nuk kanë munguar as mesazhet mbështetëse.
“Njerëzit e bukur e te dlire dijne njesoj bukur t’ia dalin! E ti je njeri I bukur Senid! Betejat e forta mbase paskan qene per njerezit e forte! Qe t’ja dalin! E te dalin po kaq te bukur pas tyre”, i komenton ish-zv.ministrja Ornela Çuçi.
“E kam degju kaq shpesh kete Ornele sa s’ta them dot. Besoj njelloj dhe ti. Une kam fillu ta mendoj ndryshe!
Kam takuar shume gra si ne ne kete rrugetim, po kaq te forta edhe pse shume te brishta!
Mendoj qe duhet ta kthejme ne mision dhe te ndihmojme me shume, te ndryshojme sistemin dhe te jemi po aq te forta sa thua ti, por per te tjera pas nesh qe ndoshta sjane me kaq fat!!! Te perqafoje”, përgjigjet ajo.
Top Channel