Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari
08/11/2025 17:22
Një aksident është regjistruar pak momente më parë në bulevardin Skënderbeu në Shkodër, ku një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Automjeti me drejtues shtetasen me iniciale A.H., 40-vjeçe përplasi motomjetin e drejtuar nga i riu, shtetasi me iniciale E.L.
Uniformat blu bëjnë me dije se 19-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
Top Channel