Zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, në Cërrik mbërrijnë materialet zgjedhore/ Ja si do të bëhet shpërndarja e tyre
07/11/2025 14:23
Kanë mbërritur në Cërrik materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
Materialet janë grumbulluar në palestrën e shkollës “Aleks Buda”, Cerrik, aty ku do të bëhet edhe numërimi i votave në fund të procesit.
Shpërndarja do të behët ditën e shtunë sipas grafikut që do të nxjerrë KZAZ për secilën zonë zgjedhore, duke filluar nga QV-të më të largët dhe më pas do të merren në mbikëqyrje nga policia.
Top Channel