Kolaps në aeroportet e Amerikës/ Mbi 2 mijë fluturime të anuluara ose me vonesa, shkak mbyllja e qeverisë
Asnjë qytet tjetër në Evropë nuk ka më shumë tregje Krishtlindjesh sesa Vjena.
Me plot 14 tregje të shpërndara në të gjithë qytetin, kryeqyteti austriak mbetet një nga destinacionet më tradicionale dhe më të dashura të festave të fundvitit.
Aroma e arrëmyshkut, kanellës, verës së ngrohtë, çokollatës, gështenjave dhe bajameve të pjekura mbush rrugët e ndriçuara me mijëra drita nga fillimi i nëntorit deri në fillim të janarit, duke e kthyer qytetin në një përrallë dimri.
Këtë vit, Vjena ka hapur sezonin festiv më herët se zakonisht. Tregu i Krishtlindjeve në Pallatin Schönbrunn u çel të enjten, më 6 nëntor 2025, duke u bërë tregu i parë i Krishtlindjeve në Evropë për këtë vit. Me ndezjen e dritave, pallati u shndërrua në një skenë magjike, ku vizitorët mund të shijojnë dekorimet festive, artizanatet e punuara me dorë dhe atmosferën tradicionale që e karakterizon këtë vend.
Derë më 6 janar 2026, oborri i Pallatit Schönbrunn do të jetë i mbushur me 95 tezga të zbukuruara, shtëpi prej druri dhe produkte artizanale, ushqime tradicionale e përvoja për të gjitha moshat. Për fëmijët, tregu ofron një pistë patinazhi falas, karusele, lojëra magjike dhe punëtori krijuese, duke i dhuruar secilit momente gëzimi dhe pritjeje festive.
Ndërkohë, vetëm një ditë më vonë, më 7 nëntor, u hap edhe Weihnachtsmarkt-i i parë në Mynih, në hapësirën historike Ausbesserungswerk në Freimann. Ky treg sjell një përvojë ndryshe, që kombinon nostalgjinë me argëtimin modern dhe instalime spektakolare që i ngjajnë një parku të vogël tematik për të gjitha moshat.
Sezoni më i bukur i vitit ka nisur — dhe tregjet e Krishtlindjeve të Evropës kanë filluar të veshin petkun e tyre festiv, duke sjellë ndriçim, muzikë dhe emocion në çdo cep të kontinentit.
Top Channel