Testet bërthamore/ Rusia kërkon shpjegim nga SHBA, Trump: Shkatërrojmë botën 150 herë!

07/11/2025 14:34

Duket nuk kanë kaluar pa u ndjerë deklaratat e Donald Trumpit për rinisjen e testeve bërthamore nga ana e SHBA-së. Rusia kërkoi që fundi që Washingtoni të qartësojë qëndrimin e tij, teksa i kujtoi edhe një herë rifillimi i testimeve në fjalë do të nxisin përgjigjen e Moskës dhe të vendeve të tjera.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse tha: “Nëse teste të tilla po planifikohen vërtet, kjo do të krijonte dinamika negative dhe do të nxiste shtetet e tjera që të ndërmerrnin hapa si kundërpërgjigje, përfshirë Rusinë. Për momentin ne kemi vënë re se sinjalet që vijnë nga Uashingtoni, që po shkaktojnë shqetësim të justifikueshëm në të gjitha anët e botës, mbeten kontradiktore dhe, sigurisht, kjo çështje, duhet të qartësohet”.

Javën e kaluar kreu i shtetit amerikan urdhëroi ushtrinë të rinisë menjëherë procesin për testimin e armëve atomike. Por nuk e bëri të qartë nëse flitet për testime të raketave me kapacitet bërthamor apo për rinisjen e testimeve që përfshijnë edhe shpërthime të bombave nukleare.

Trump pohoi së fundi se kishte diskutuar mundësinë e denuklearizimit me presidentin rus, Vladimir Putinin, dhe atë kinez, Xi Jinping, e ndërsa theksoi rëndësinë e reduktimit të arsenaleve bërthamore, u shpreh se të treja vendet kanë armë mjaftueshëm sa për të shkatërruar botën 150 herë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta