Video/ Imazhe përrallore nga Vjena, tregu i parë i Krishtlindjeve në Evropë hapet për vitin 2025
Më shumë se 50 persona u plagosën gjatë shpërthimit që ndodhi në një xhami brenda një kompleksi shkollor në Indonezi.
Një pjesë e madhe e nxënësve kanë pësuar lëndime të shumta, përfshirë djegie të rënda, ndërsa edhe i dyshuari kryesor, një nxënës 17-vjeçar u plagos.
Sipas autoriteteve, hetimet janë ende në vazhdim, duke u munduar të kuptojnë se si mund të jetë montuar lënda dhe kryer shpërthimin. Një ekip për çmontimin e bombave u dërgua në vendngjarje për të mbledhur prova dhe për të siguruar që nuk ja pajisje të tjera shpërthyese.
Një nxënës dëshmitar tregoi se kishte parë një shokun e tij të klasës të sillte në shkollë një bombë artizanale, ndërsa tregoi se ai shpesh ishte bullizuar nga të tjerët.
Të tjerë treguan se i dyshuari ishte një djalë që shpesh rrinte vetëm, dhe ishte parë duke vizatuar imazhe me përmbajtje të dhunshme. Një punonjëse e kuzhinës së shkollës përshkroi se kishte parë tymë të bardhë që dilte nga xhamia dhe dritare të thyera pas shpërthimit “masiv”.
“Zemrat na rrihnin fort, nuk mund të merrnim frymë”, tha ajo.
Zyrtarët bënë thirrje për qetësi dhe paralajmëruan qytetarët të mos nxitojnë të etiketojnë shpërthimin si një “akt terrorist”, ndërsa hetuesit vazhdojnë analizimin e ngjarjes.
Top Channel