Dhunë e vazhdueshme, kërcënime ndaj familjarëve të saj: Kështu e mbante nën presion autorit i vrasjes së dyfishtë në Malishevë, bashkëshorten e tij.

Në prill të këtij viti, ndaj Astrit Isufit ka pasur akuzë për dhunë në familje e kanosje, shkruajnë mediat në Prishtinë, të cilat kanë zbuluar detaje të mëtejshme rreth ngjarjes tronditëse.

Sipas tyre, ndaj Isufit ekzistonte edhe një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës që e dënonte për rrahjen dhe kërcënimin e të shoqes.

Ai u arrestua mëngjesin e  sotëm dhe autoritetet njoftuan se  do të paraqesin kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

I dyshuari ka qenë i plagosur nga armë zjarri; dyshimet se lëndimi i tij ka ardhur gjatë përleshjes me dy kunetërit, të cilëve më pas u mori jetën. Sherri që përfundoi në tragjedi duket ka nisur pas një konfrontimi verbal që ai ka pasur me viktimat e tij.

Isufi kishte shkuar të merrte gruan e tij e cila ishte për ngushëllime në shtëpinë e vëllezërve, pas vdekjes së babait të saj. Mësohet se i arrestuari kishte të kaluar kriminale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta