Vrau 72 civilë gjatë luftës kundër guerilsave, dënohen me 20 vite burg ish-koloneli kolumbian 20/12 08:52
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë mundësinë e dhënies së Hungarisë një përjashtim nga sanksionet mbi naftën ruse.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në Shtëpinë e Bardhe, duke theksuar rëndësinë e dialogut direkt në çështjet energjetike dhe të sigurisë rajonale.
“Ata nuk kanë mundësi të tjera”, shtoi presidenti amerikan, duke theksuar sfidat që Hungaria përballet në sigurimin e furnizimeve energjetike dhe nevojën për zgjidhje fleksibile në kuadrin e sanksioneve ndërkombëtare.
Top Channel