Hapën pakon e dyshimtë me pluhur të bardhë, 7 persona në një bazë ushtarake në SHBA përfundojnë në spital
Është e vështirë të justifikosh fillimin e një lufte dhe të presësh të lëvizësh lirisht në Evropë.
Bashkimi Evropian ka njoftuar shtrëngimin e rregullave të vizave për qytetarët rusë, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme mbi përdorimin e dronëve dhe akteve të sabotimit në territorin evropian.
“Udhëtimi në BE është një privilegj, jo një e drejtë e fituar,” deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në platformën X.
Sipas rregullores së re, synimi kryesor është kufizimi i ndjeshëm i aftësisë së qytetarëve rusë për të marrë viza me hyrje të shumëfishta, të cilat u lejojnë atyre të hyjnë dhe të dalin disa herë nga zona Shengen brenda një periudhe të gjatë kohore. Dokumenti thekson “përdorimin instrumental” të mundshëm të emigrantëve nga Rusia, aktet e sabotimit, spiunazhit dhe rrezikun që vizat të përdoren për propagandë ose aktivitete që mbështesin luftën.
Kjo do të thotë se aplikantët rusë për viza do t’i nënshtrohen kontrolleve më të rrepta dhe më të shpeshta.
Kufizimet vlejnë vetëm për qytetarët rusë që banojnë në Rusi dhe aplikojnë për vizë në një konsullatë të një vendi të BE-së brenda territorit rus. Kjo masë nuk prek qytetarët e huaj që jetojnë në Rusi, përveç rasteve kur ata mbajnë edhe pasaportë ruse.
Vizat afatgjata me shumë hyrje tani do të jepen vetëm për dy kategori shumë specifike, për anëtarët e ngushtë të familjes së qytetarëve të BE-së ose rusëve që banojnë ligjërisht në BE (bashkëshortë, fëmijë të mitur, prindër), të cilët mund të marrin një vizë njëvjeçare vetëm nëse kanë marrë dhe përdorur tre viza gjatë dy viteve të fundit.
Punëtorët e transportit (marinarë, shoferë kamionësh e autobusësh, ekuipazhe trenash) që udhëtojnë për punë, të cilët mund të marrin një vizë nëntëmujore nëse kanë përdorur dy viza në dy vitet e fundit.
Megjithatë, vendet e BE-së ruajnë të drejtën për të bërë përjashtime në raste të veçanta, për shembull për disidentë politikë, gazetarë të pavarur, aktivistë të të drejtave të njeriut apo kategori të tjera që kërkojnë mbrojtje.
Nga ana tjetër, Rusia ka reaguar ashpër ndaj vendimit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi për agjencinë TASS se Komisioni Evropian “preferon të mirëpresë emigrantë të paligjshëm dhe dezertorë ukrainas që jetojnë me subvencione, në vend të turistëve me mundësi për të shpenzuar”.
“Me sa duket, Komisioni Evropian ka arsyetuar se pse do të donte Evropa Perëndimore turistë me mundësi për të shpenzuar, kur mund të mbajë emigrantë të paligjshëm e dezertorë ukrainas?”, shtoi Zakharova me ironi.
Top Channel