Zbulohet tempulli më i vjetër i qytetërimit Maya, një labirint 3,000-vjeçar që pasqyronte universin

06/11/2025 16:22

I dalluar vetëm nga lart me avion dhe pajisje inteligjente monitorimi, një tempull i lashtë i civilizimit Maja kishte qëndruar për mijëra vjet i fshehur nga sytë e botës prej pyjeve që e mbulonin, përpara se publiku të mësonte ekzistencën e tij në 2020-tën.

Vetëm tani, pesë vjet më vonë, arkeologët janë duke zbuluar sekretet e strukturës monumentale, thotë CNN. Pllaja artificiale, një labirint shtigjesh lidhëse, kanalesh dhe korridoresh, u ndërtua në Meksikën juglindore 3,050 vjet më parë dhe u përdor për rreth 300 vjet.

E quajtur Aguada Fénix, ajo përbën vendin më të vjetër dhe më të madh arkitektonik në zonën ku mbizotëroi ky qytetërim i lashtë – shumë më i madh se qytetet e mëvonshme të famshme si Tikali dhe Teotihuacán. Një studim i ri, i botuar në revistën Science Advances Ekspertët tregon se ky tempull ishte një përfaqësim i mënyrës se si komuniteti i atëhershëm e perceptonte universin.

Kompleksi përmban një sërë kryqesh, përmasat e të cilave vijnë në rritje dhe në mes, ka një grope po në formë kryqi që përmban objekte të çmuara, të përdorura për rituale. Profesori i antropologjisë, Takeshi Inomata, autori kryesor i studimit, thotë se krijuesit e tempullit mendonin se në thelb, kozmosi është i sistemuar në bazë të këtij modeli kryqor, dhe kjo pastaj, lidhej me rendin e kohës.

Zona arkeologjike në fjalë rezulton të jetë ndërtuar gjatë fillimeve të qytetërimit Maya, i cili arriti kulmin e tij midis viteve 400 dhe 900 pas Krishtit, kryesisht në Meksikën dhe Guatemalën e sotme. Ishte një kohë zhvillimi, me ndërtimin e tempujve, rrugëve, piramidave prej guri dhe monumenteve të tjera, dhe krijimin e sistemeve komplekse të shkrimit, matematikës dhe astronomisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta