Pjesëmarrja e baritonit rus në Verona anulohet, akuzohet për mbështetje të Putinit
Qershorin e këtij viti, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u detyra të deklaronte publikisht se nuk e kishte tradhtuar aleatin e tij të madh, Vladimir Putin kur u takua në samitin e Odesës me homologun ukrainas, Volodimir Zelensky, të cilin e pati falënderuar atëherë për faktin që Kievi nuk e njeh Kosovën.
Këtë herë, kreu i shtetit Serb, duket se nuk mund të përdorë dot më të njëjtin pretendim për bisedën telefonike të zhvilluar me Zelenskun e cila siç pohoi ai vetë, u fokusua tek raportet mes dy vendeve, integrimit evropian dhe axhenda ndërkombëtare në periudhën e ardhshme”.
“U pajtuam që ekziston hapësirë për mbështetje reciproke, mbi të cilën do të vazhdojmë të punojmë së bashku”, shkroi Vuçiq në Instagram, pa dhënë detaje të tjera për këtë çështje. Ai shtoi se me Zelenskyn ranë dakord t`i mbajnë të hapura kanalet e komunikimit.
Presidenti ukrainas nga ana e tij pohoi në platformën X se bisedoi me Vuçiçin edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sigurinë rajonale. “Vendet tona e ndajnë këtë interes dhe do të punojmë për këtë gjë. Rishikuam agjendën ndërkombëtare për të ardhmen e afërt dhe u pajtuam që të qëndrojmë në kontakt dhe të vazhdojmë koordinimin”, ishte komenti i tij.
Serbia është një nga vendet e pakta europiane që nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, megjithatë Beogradi ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës dhe ka dërguar disa herë ndihma humanitare për vendin e përballur me pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022.
Top Channel