Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan
Bilanci tragjik nga tajfuni “Kalmaegi” po rritet çdo orë në Filipinet qendrore.
Autoritetet njoftojnë se të paktën 114 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Stuhia ka goditur më fort provincën turistike Cebu, duke e kthyer në një zonë shkatërrimi masiv.
Pamjet nga ajri tregojnë rrugë të përmbytura, shtëpi të rrafshuara dhe makina të përmbysura. Banorët po përpiqen të gërmojnë mes baltës për të shpëtuar çfarë kanë mbetur nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra persona janë strehuar në shkolla e qendra emergjence.
“Nuk kemi më shtëpi. Gjithçka u zhduk në pak minuta,” tha një banore e qytetit Talisay.
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shpallur gjendje katastrofe kombëtare dhe ka urdhëruar mobilizimin e forcave të shpëtimit.
Ekspertët thonë se “Kalmaegi”, edhe pse nuk ishte tajfuni më i fuqishëm i vitit, u bë shkatërrues për shkak të reshjeve ekstreme dhe lëvizjes së ngadaltë që solli përmbytje të menjëhershme.
Ndërkohë, stuhia po forcohet teksa lëviz mbi Detin e Kinës Jugore, duke kërcënuar Vietnamin qendror me erëra deri në 215 km/orë. Autoritetet vietnameze kanë urdhëruar evakuimin e qindra mijëra banorëve.
Sipas ekspertëve të motit, ngrohja globale po i bën tajfunët gjithnjë e më të fortë dhe më të paparashikueshëm, duke shkaktuar reshje rekord dhe përmbytje shkatërruese në rajonin e Azisë Juglindore.
Top Channel