Pjesëmarrja e baritonit rus në Verona anulohet, akuzohet për mbështetje të Putinit 50 automjete të lyera në dukje me gjak njeriu, kanë vënë në lëvizje autoritetet gjermane.
Incidenti ndodhi në qytetin e Hanau pranë Frankfurtit, thotë policia, që pohoi në një deklaratë se svastika me gjak janë shfaqur nëpër makina, por edhe në mure banesash e në kuti postare. Ishte një burrë që njoftoi fillimisht se një makinë në lagjen e tij ishte lyer me një lëng në formë të kuqerremtë në formë svastike.
Por efektivët shkuan në vendngjarje të kontrollonin, gjetën dhe shumë automjetete të tjera dhe fasada banesash të lyera në zonën përreth. Svastikat janë të ndaluara në Gjermani në bazë të ligjeve që ndalojnë rreptësisht përdorimin e simboleve naziste. Policia e pohoi se teste paraprake dëshmuan se më shumë gjasë, lënda e përdorur është gjak njeriu. “Ende nuk ka asnjë të dhënë se nga është marrë ai; zyrtarët nuk janë ende në dijeni të ndonjë lëndimi në lidhje me incidentin,” nënvizuan drejtues të saj.
Autoritetet lokale thanë se po përpiqeshin “të zgjidhnin misterin” dhe i kanë bërë thirrje publikut për informacion. Zëvendëspresidenti i Bundestagut, Omid Nouripour, tha se episodi i mistershëm e ka shokuar, dhe kërkoi që ai të zgjidhet sa më shpejt. “Një akt i tillë në zemër të Hanau-t, rihap plagët e sulmit terrorist të ekstremit të djathtë pesë vjet më pare atje”, shkroi ai në platformën X, duke iu referuar vrasjes së nëntë personave nga një person i armatosur që shënjestronte emigrante ne shkurt të vitit 2020. Svastika konsiderohet një simbol i urrejtjes që evokon tmerret e Gjermanisë naziste dhe traumën e Holokaustit.
Top Channel