Seanca maratonë plenare ka rinisur pas pezullimit për 30 minuta.

Kjo shkëputje vjen pasi, Partia Socialiste ka vendosur të mbledhë Grupin e saj Parlamentar. Njoftimi erdhi nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Grupi Parlamentar i PS do të mblidhet pas deklaratave të kreut të demokratëve Sali Berisha ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla, ka kërkuar përjashtimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, pas deklaratave diskriminuese të këtij të fundit ndaj Gonzatos.

Ai ka kërkuar që Berisha të përjashtohet me 30 ditë, për shkelje të rregullave të Kuvendit.

“I kërkon PD të distancohet nga kjo deklaratë e turpshme, Këtë incident të rëndë diplomatik të sulmit kundër një ambasadori, bazuar në kodin etikës së Kuvendit, gjuha që nxit urrejtjen… deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale. Bazuar në nenin, masa disiplinore, zoti kryetar i Kuvendit ju njoftoj që i jemi drejtuar komisionit të etikës për të marrë masa”, tha Balla gjatë seancës.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta