“Nuk di të ziejë një vezë”/ Sarkozy me “dietë” në qeli, ish-presidenti refuzon ushqimin e burgut sepse ka frikë nga helmimi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 3 nëntorit në komunën e Rovigos, Itali, ku një 68-vjeçar ka qëlluar me armë ndaj një personi që tentoi të futej në banesën e tij.
Ngjarja ndodhi në zonën Grignano, në rrugën Scolo sinistro Valdentro, gjatë një tentative të dytë për grabitje në të njëjtën shtëpi.
Sipas hetimeve paraprake, grupi i hajdutëve, me fytyra të mbuluara, kishte kaluar gardhin e vilës për të hyrë brenda, por u përball me pronarin e shtëpisë, i cili mbante një armë zjarri të lejuar me leje. Burri, që jeton me bashkëshorten, hapi zjarr, duke plagosur njërin prej grabitësve, i cili më pas u arratis bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Ende nuk dihet nëse ata u larguan me makinë apo në këmbë.
Policia e zonës ka nisur menjëherë kërkimet për identifikimin e autorëve dhe verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. Ndërkohë, Prokuroria e Rovigos ka hapur hetime kundër të panjohurve për “tentativë grabitjeje të rënduar”, ndërsa ka konfirmuar se 68-vjeçari nuk është nën hetim, falë ligjit të ri mbi legjitimitetin e mbrojtjes.
Reagimet:
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh në rrjetet sociale: “Mbrojtja është gjithmonë legjitime.”
Në të njëjtën linjë, kryebashkiakja e Rovigos, Valeria Cittadin, shprehu solidaritet me 68-vjeçarin. “Kush ndodhet në një situatë të tillë meriton mbështetje të plotë. Pronësia private është e shenjtë dhe duhet mbrojtur nga personat me qëllime të këqija.”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se në qytet po nis shërbimi i turnit të natës për policinë bashkiake, nga ora 17:00 deri në mesnatë, me synim që së shpejti të garantohet patrullim çdo natë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Një banor tha për mediat italiane “Jam i shqetësuar si qytetar. Sot shtëpitë tona nuk janë më të sigurta, duhet të kemi alarm që bie ditë e natë. Mbrojtja e familjes dhe shtëpisë është e drejtë dhe e shenjtë.”
Ngjarja e Rovigos ka hapur sërish debatin publik në Itali për të drejtën e qytetarëve për t’u mbrojtur, veçanërisht pas ndryshimeve të reja ligjore që e konsiderojnë vetëmbrojtjen në banesë si të justifikuar, nëse ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj jetës apo pronës.
Top Channel