“Predator”/ Gjykata greke vendos dënimin me 128 vite burg për skandalin e përgjimeve 26/02 22:57
Parlamenti peruan e shpalli presidenten meksikane Claudia Sheinbaum “persona non grata” të martën për “ndërhyrjen e saj të papranueshme në punët e brendshme” të vendit, tre ditë pasi Peruja dhe Meksika ndërprenë marrëdhëniet diplomatike.
Sipas parlamentit peruan, presidentja meksikane ka mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Perusë që kur mori detyrën.
Të hënën, Peruja vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Meksikën, pasi i dha azil ish-kryeministres Betsy Chavez, e cila po ndiqet penalisht për përpjekjen e dështuar për grusht shteti nga ish-presidenti Pedro Castillo në dhjetor 2022.
Top Channel