Pjesëmarrja e baritonit rus në Verona anulohet, akuzohet për mbështetje të Putinit

06/11/2025 19:06

Arena e Veronës njoftoi sot se baritoni rus Indar Abdrazakov nuk do të marrë pjesë në shfaqjet e operës Don Giovanni të Wolfgang Amadeus Mozartit, të planifikuara për janarin e ardhshëm në Teatrin Filarmonik të qytetit, sepse është mbështetës i Vladimir Putinit.

Ai do të zëvendësohet nga një artist tjetër sepse konsiderohet një mbështetës aktiv dhe i zjarrtë i Presidentit rus Vladimir Putin.
Vendimi u mor pas një ankese nga Fondacioni i themeluar nga disidenti rus Alexei Navalny.

“Vitin e kaluar, Abdrazakov ishte një person i besuar i Putinit në fushatën e tij zgjedhore presidenciale dhe tani është përgjegjës për Teatrin e Operas dhe Baletit të Sevastopolit në Krimenë e pushtuar ukrainase”, tha Fondacioni Kundër Korrupsionit në një deklaratë.

Një rast i ngjashëm me atë të dirigjentit rus Valery Gergiev, korrikun e kaluar, një koncert i tij në Pallatin Mbretëror të Casertës, në Italinë jugore, u anulua për shkak të qëndrimeve të tij të njohura në favor të Vladimir Putinit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta