“Bravo të qoftë Damian që qëndrove”/ ‘Zbrazet’ Kuvendi, Berisha: Ku i ke ministrat pastor Mes tensionesh u miratua kalendari për projektligjin e buxhetit.
Pas miratimit, kreu i PD, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij ë foltore, ku tha se nuk ka ndodhur që paketa buxhetore të vijë në Kuvend pa paketën fiskale.
Pasi i mbaroi koha, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën, por Berisha iu afrua afër dhe kjo solli rrethimin nga Garda.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, e dëgjuat vetë që kreu i tyre me 5 mbiemra kërkon që shpjegimi i votës të bëhet para se të votohet.
Kjo kërkesë shpreh të gjithë brendinë psikike, ideologjike, identitare të këtij grupi parlamentar që pranon në krye një person si ai, i cili me një ndërhyrje të tillë tregon se nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë normë.
Por unë jam këtu për të thënë dy fjalë.
Në historinë e një vendi kurrë nuk ndodh që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale.
Sepse është vetëm paketa fiskale burimi i krijimit të atij buxheti.
Kurse ju sillni këtu statistikat kallpe, false për të mashtruar shqiptarët.
Sidoqoftë, para kryeministrisë, qytetarët shqiptarë janë të vendosur të rrisin një betejë në kushte të pabarabarta, por një betejë në të cilën kanë të gjitha të drejtat.“, u shpreh ai.
Top Channel