Pas 40 vitesh në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi njofton dorëheqjen në fund të mandatit

06/11/2025 15:48

Kongresmenia demokrate, Nancy Pelosi, 85 vjeç, do të japë dorëheqjen në fund të mandatit të saj në janar të vitit 2027, duke mbyllur një karrierë të gjatë në skenën politike amerikane.

Pelosi ishte e para grua që shërbeu si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëhoqi partinë Demokratike në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në 2023.

Në një video mesazh, ajo njoftoi largimin e saj pas gati katër dekadash në Kongres, duke u kujtuar për aftësinë e saj të jashtëzakonshme politike dhe ndikimin në çështjet kryesore kombëtare.

“Më ka pëlqyer vërtet të shërbej si zëri juaj në Kongres dhe gjithmonë e kam nderuar këngën e Shën Françeskut, ‘Zot, bëje paqen tënde instrument’, himnin e qytetit tonë. Kjo është arsyeja pse dua që ju, bashkëqytetarët e mi të San Franciskos, të jeni të parët që e marrin vesh. Nuk do të kërkoj rizgjedhje në Kongres”, tha Pelosi.

“Me një zemër mirënjohëse, mezi pres vitin tim të fundit të shërbimit si përfaqësuesja juaj krenare. Ndërsa ecim përpara, mesazhi im për qytetin që dua është ky: San Francisko, njihe fuqinë tënde. Ne kemi bërë histori. Ne kemi bërë përparim. Ne gjithmonë kemi udhëhequr rrugën dhe tani duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke mbetur pjesëmarrës të plotë në Demokracinë tonë dhe duke luftuar për idealet amerikane që i mbajmë të shtrenjta”, përfundon kongresmenia.

Midis arritjeve të saj, Pelosi luajti rol vendimtar në trajtimin e çështjeve kritike, duke përfshirë edhe presionin ndaj Presidentit Joe Biden për transparencë mbi gjendjen e tij mendore, një zhvillim që solli kandidaturën e Kamala Harris.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta