Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos: Le të lehin qentë, karvani ecën përpara

06/11/2025 19:10

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, duke iu drejtuar Marta Kos.

Teksa i kërkon ndjesë Komisioneres Europiane për Zgjerimin, kreu i socialistëve shkruan se “le të lehin qentë, karvani ecën përpara”.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”, shkruan Rama në X.

Lexo edhe: “Respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu, por…”, Berisha shigjeton ambasadorin Gonzato: Është personale, të tregojë cila direktivë e BE na imponon përkatësinë e shumëfishtë gjinore

Lexo edhe: Deklarata e Berishës ndaj Ambasadorit Gonzato, reagon Komisionerja Kos: Sulmi ndaj tij është i papranueshëm

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta