“Bravo të qoftë Damian që qëndrove”/ ‘Zbrazet’ Kuvendi, Berisha: Ku i ke ministrat pastor Pak para se t’i drejtohej Kuvendit, Sali Berisha ka folur jashtë ku po zhvillohej protesta kundër projektligjit për barazinë ligjore, i cili do të diskutohet sot në parlament.
Kryetari PD ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato, i cili bëri thirrje për miratimin e këtij projektligji.
“Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit”-tha Berisha, por ky ligj sipas tij është kundër familjes.
-BE ka bërë thirrje që të votohet ligji
Sali Berisha: Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.
Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty.
Top Channel