“Plani i SHBA-së premtues”, Rutte: Nevojiten negociata të mëtejshme për çështjet e pazgjidhura 26/11 07:38
Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar aleatin e Elon Musk për të drejtuar NASA-n.
Trump ka rilançuar emërimin e një astronauti miliarder për të qenë shefi i ri i NASA-s dhe për të udhëhequr agjencinë hapësinore “drejt një epoke të re të guximshme”.
Jared Isaacman, një aleat i shefit të SpaceX, Elon Musk, u nominua fillimisht nga presidenti amerikan në pranverë, por u anulua në minutën e fundit për shkak të donacioneve të tij të mëparshme për demokratët.
Tani, në një kthesë të papritur, Trump ka vendosur që Isaacman është, në fund të fundit, personi më i mirë për këtë punë.
Top Channel