“Na jep borxhin”/ Si 29-vjeçari dhe familjarët e tij u kërcënuan nga gjashtë persona, tre prej tyre vëllezër 05/11 14:38
Mbledhja e gjyqtarëve vendosi të kalojë në seancë plenare, pra me shqyrtim dokumentar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në burg prej një 1 viti ka depozituar kërkesë për shpalljen si jo kushtetues. Kërkesa bën fjalë për masën ‘arrest me burg’, ku sipas Metë është antikushtetuese.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së gjyqtarëve kushtetues me dyer të mbyllura, e cila sapo ka përfunduar, raporton për Top Channel, Anila Hoxha.
Seanca plenare që do të mbahet në vazhdim do të jetë me dyer të mbyllura dhe jo e hapur si në rastin e Erion Veliajt dhe shqyrtimi do të jetë me bazë dokumentare.
Top Channel