Mamdani “mund” Donald Trump, kandidati demokrat bëhet kryebashkiak i Nju Jorkut: Qyteti i ndërtuar nga emigrantët, tani do drejtohet nga një i tillë

05/11/2025 07:10

Pavarësisht fushatës së fortë kundër tij dhe thirrjeve të përsëritura të Presidentit Donald Trump drejtuar votuesve që të mos e mbështesin, Zohran Mamdani ka arritur një fitore historike në zgjedhjet për kryebashkiakun e Nju Jorkut.

Në fjalimin e tij të fitores, Mamdani deklaroi se: “Nju Jorku është ndërtuar nga emigrantët dhe do të mbetet i tillë — tani i drejtuar nga një emigrant”.

I përshkruar si demokrat socialist, Mamdani është përballur për muaj me radhë me sulme nga Trump, i cili e ka quajtur “komunist” dhe ka mbështetur kundërshtarin e tij, ish-guvernatorin Andrew Cuomo.

Gjatë fjalimit në Brooklyn, Mamdani u shpreh: “Nëse ka një qytet që mund t’i tregojë një kombi të tradhtuar nga Donald Trump se si ta mposhtë atë, është qyteti që e solli atë në jetë.”

Me këtë fitore, Zohran Mamdani bëhet kryebashkiaku i parë emigrant në historinë e Nju Jorkut, duke shënuar një moment të rëndësishëm për politikën amerikane.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta