Kryetari më i ri në më shumë se një shekull, mysliman dhe socialist/ Kush është Zohran Mamdani, kandidati demokrat që fitoi zgjedhjet në Nju Jork

05/11/2025 08:05

Amerika ka mahnitur botën edhe një herë, duke zgjedhur Zohran Mamdani, një mysliman dhe socialist 34-vjeçar, si kryetarin e parë të këtij profili në historinë e Nju Jorkut – metropolin më të madh të SHBA-së dhe simbolin e kapitalizmit botëror.

Mamdani është gjithashtu kryetari më i ri i qytetit në më shumë se një shekull, duke shënuar një kthesë të madhe për politikën amerikane. Ai ka origjinë nga Azia Jugore: nëna e tij është indiane, ndërsa babai nga Uganda, vend ku ai edhe ka lindur.

Karriera e tij politike nisi thjeshtë, si një përfaqësues shtetëror i panjohur, por shumë shpejt ai fitoi vëmendje falë krahu progresiv i Partisë Demokratike, i mbështetur nga figura si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez.

Edhe pse Barack Obama nuk e mbështeti zyrtarisht, Mamdani përfitoi nga fryma e re që kërkon ndryshim në radhët e demokratëve, duke fituar zgjedhjet përballë establishmentit tradicional.

Fitorja e tij konsiderohet një moment historik për diversitetin dhe përfaqësimin politik në SHBA, ndërsa shumë analistë e cilësojnë si “fytyrën e re të Amerikës urbane dhe progresive.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta