‘Gjermania është “bordello e Evropës”‘, presidentja e Bundestagut bën thirrje për ndalimin e prostitucionit
Ministrja e Kulturës e Francës, Rachida Dati, tha se sistemet e sigurisë së muzeut nuk treguan mosfunksionim menjëherë pas vjedhjes spektakolare të 19 tetorit në muzeun e Luvrit, por 10 ditë më vonë toni i saj ka ndryshuar.
Ministrja pranoi para Senatit se “kishte vërtet boshllëqe në siguri”. Dhe premtoi të “hidhte dritë mbi dobësitë, lëshimet dhe përgjegjësitë”.
Tre ditë më vonë, ajo njoftoi masat e para urgjente për të kontrolluar dhe mbuluar boshllëqet e sigurisë, pasi duket se hetimi zbuloi mangësi serioze në procesin e sigurisë dixhitale të muzeut, me shumë sisteme tani jashtë funksionit.
Ndër zbulimet që dolën në dritë, spikat raporti i dobësive serioze në sistemet e sigurisë kibernetike të muzeut, të cilat ishin lënë pas dore për vite me radhë. Sipas dokumenteve të publikuara nga CheckNews, në vitin 2014, ekspertët e Shërbimit Kombëtar për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit (ANSSI) zbuluan se fjalëkalimet për serverat kryesorë të muzeut, siç është serveri i mbikëqyrjes me video, ishin tepër të dobëta.
Studiuesit madje arritën të fitonin akses në këto sisteme me fjalëkalime të thjeshta si “Louvre” për një server që menaxhon mbikëqyrjen me video të muzeut ose “Thales” për të fituar akses në një nga softuerët e krijuar nga kompania Thalès!
Raporti i vitit 2017, i cili përfshinte edhe vlerësime të reja të sigurisë, deklaroi se muzeu kishte “të meta serioze” në sistemin e tij, siç është përdorimi i sistemeve të vjetra operative si Windows 2000 dhe XP, ndërsa u vunë re probleme të rregullta me funksionimin e pajisjeve.
Në fakt, një dokument i vitit 2025 thotë se softueri i kontrollit të sigurisë “Sathi”, i cili është përgjegjës për monitorimin e mbikëqyrjes me video, po funksiononte në një server duke përdorur versionin Windows Server 2003, i cili nuk mbështetet më nga kompania Microsoft.
Menaxhimi i sigurisë së Louvrit, i cili mbështetet në një seri komplekse sistemesh, kërkon një përmirësim të konsiderueshëm. Pavarësisht raporteve dhe rezultateve të inspektimeve të përsëritura, muzeu nuk i ka korrigjuar dobësitë dhe menaxhimi i informacionit që mbetet problematik.
Në veçanti, muzeu ka qenë vonë në përmirësimin e softuerit dhe infrastrukturës së tij, ndërsa disa programe nuk mund të përmirësohen më.
Ndërsa Louvri ende nuk ka komentuar publikisht mbi veprimet e ndërmarra për të korrigjuar mangësitë, studiuesit besojnë se mungesa e një strategjie gjithëpërfshirëse për përmirësimin e sistemit ka kontribuar në përkeqësimin e sigurisë.
Top Channel