Armëpushimi në Gaza, Hamasi dhe Izraeli bëjnë shkëmbimin e radhës, 15 trupa palestinez për trupin e një pengu izraelit

05/11/2025 14:14

Spitali Nasser në Rripin jugor të Gazës njoftoi sot se kishte marrë trupat e 15 të burgosurve palestinezë sipas marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.

“Grupi i 10-të i martirëve palestinezë, përkatësisht 15 martirë, mbërriti si pjesë e shkëmbimit të trupave midis palës palestineze dhe pushtuesit izraelit”, tha spitali, duke shtuar se 285 trupa janë marrë në Rripin e Gazës që kur armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor.

Nga 28 pengjet e vdekur që Hamasi pranoi t’i kthente në Izrael sipas marrëveshjes, deri më tani janë dorëzuar 21 trupa.

Sipas marrëveshjes, për çdo peng izraelit të kthyer, Izraeli dorëzon 15 trupa të palestinezëve. Më pak se gjysma janë identifikuar, sipas zyrtarëve të Gazës.

Puna mjeko-ligjore është e ndërlikuar nga mungesa e pajisjeve të ADN-së në Gaza. Prandaj, Ministria e Shëndetësisë po poston foto të trupave në internet, me shpresën se familjet do t’i njohin ato.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta