Ish-nënkryetari që ndihmoi në udhëheqjen e luftës kundër terrorizmit/ Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Partia Demokratike nuk do të organizojë protesta kundër zv. kryeministres Balluku. Kjo është porosia e prerë e Berishës në Kryesinë e PD.
Burime për Top Channel nga mbledhje e djeshme e Kryesisë së PD, bëjnë të ditur se Berisha ka porositur krerët e PD që të mos denoncojnë Ballukun në publik pasi ajo është marrë e pandehur nga SPAK, por Ramën sepse sipas tij ai është autori i vërtetë i aferave që akuzohet zv. kryeministrja.
Qëndrimin e tij në Kryesi, kreu i PD e bëri edhe sot në konferencën për shtyp kur tha se përgjegjësi i të gjitha skandaleve është Kryeministri.
Qëndrimi i artikuluar sot nga Berisha vjen në fakt pas mbledhjes së djeshme të kryesisë së PD-së, ku është diskutuar edhe strategjia që do të ndjekë opozita, tani që ka një akuzë për numrin dy të qeverisë.
Burimet i thanë Top Channel se deputeti i Tiranës, Belind Këlliçi ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura nisjen e protestave të përditshme ose të përjavshme përpara Ministrisë së Infrastrukturës, njësoj siç vepruan me protestat para Bashkisë së Tiranës kundër Veliajt.
Por propozimi i tij ka hasur në kundërshtimin e vetë Berishës, i cili ka kërkuar që aksioni publik dhe politik të përqendrohet kundër kryeministrit Rama dhe jo zv. kryeministres Balluku.
Top Channel