80-vjecarja përfundon 3,535 km të Shtegut Appalachian dhe vendos rekord
Momente tensioni pati në një fluturim në Vietnam kur një grua filloi të bërtiste dhe të qante, duke kërkuar të ulej pranë partnerit të saj.
Si rezultat i sjelljes së saj, ekuipazhi e nxori jashtë dhe nuk e la të udhëtonte. Incidenti ndodhi në fluturimin UO559 të HK Express nga Da Nang për në Hong Kong, teksa gruaja shpërtheu në lot dhe ulërima në kabinë. Sjellja e saj shkaktoi vonesën e fluturimit me 1 orë e 40 minuta, sipas Daily Mail .
Sipas pasagjerëve, tensioni filloi para se të hipte në aeroplan, pasi gruaja i bërtiste partneres së saj në portë. Burri dyshohet se pretendoi se e dashura e tij ishte jobesnike, ndërsa ajo e akuzoi atë për sjellje të papërshtatshme dhe se i shikonte me epsh gratë e tjera në fluturim.
Top Channel