Të paktën dy të vdekur në sulmet ruse në juglindje të Ukrainës
Të paktën dy ortekë, në zona të ndryshme të Nepalit, kanë përfshirë ekspedita alpinistësh italianë, gjermanë dhe francez duke shkaktuar nëntë viktima.
Dy alpinistët e parë, Stefano Farronato dhe Alessandro Caputo, po përpiqeshin të ngjiteshin në majën Panbari Himal (6,887 metra). Ata ishin shoqëruar nga miku i tyre Valter Perlino, i cili mbijetoi dhe dha alarmin.
Një grup tjetër italianësh u godit nga një ortek në Yalung Ri, ku humbën jetën tre shtetas italianë të tjerë.
Sipas mediave italiane, viktimat janë Paolo Cocco (41 vjeç) dhe Marco Di Marcello (37 vjeç), të dy nga rajoni i Abruzzos, si dhe Markus Kirchler (30 vjeç), alpinist nga Tirol i Jugut.
Rasti i parë i konfirmuar ishte ai i Cocco-s, fotograf dhe ish-zëvendëskryetar i bashkisë Fara San Martino, i cili po përpiqej të ngjitej në majën Dolma Khang. Lajmi i vdekjes së tij u konfirmua nga kryebashkiaku Antonio Tavani.
Edhe Di Marcello dhe Kirchler u konfirmuan më pas si viktima të së njëjtës fatkeqësi. Përveç tyre, humbën jetën edhe Jakob Schreiber (Gjermani), Christian Andre Manfredi (Francë), dhe udhërrëfyesit nepalezë Padam Tamang dhe Mere Karki.
Vetëm pesë persona – tre nepalezë dhe dy francezë – mbijetuan dhe u dërguan me helikopter në Katmandu.
Kritika për vonesat në shpëtim
Pas tragjedive, janë ngritur kritika për mënyrën e menaxhimit të emergjencës. Një Sherpa i plagosur në një nga ortekët deklaroi se kishte pritur mbi 24 orë për t’u evakuuar në spital.
Gazeta Himalayan Times raportoi se vonesat në shpëtim lidhen me procedurat burokratike të miratimit të fluturimeve me helikopter, që kërkojnë leje nga Ministritë e Turizmit, Brendshme dhe Mbrojtjes, si edhe nga Autoriteti i Aviacionit Civil.
“Orteku ra në orën 9 të mëngjesit, por autorizimi për shpëtim u dha vetëm tetë orë më vonë,” tha Pasang Kidar, udhërrëfyes dhe nënkryetar i Klubit të Ngjitësve të Malit Rolwaling-Everest.
Presidenti i Shoqatës së Alpinizmit të Nepalit, Phur Gyalje, bëri thirrje për reforma urgjente në sistemin e reagimit ndaj emergjencave, duke theksuar se “procedurat e shpejta të shpëtimit janë jetike për të shpëtuar jetë në male”.
Top Channel