Progres Raporti pozitiv i BE për Shqipërinë, Spiropali: Rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar

04/11/2025 18:29

Ministrja për Europën Elisa Spropali ka reaguar pas publikimit të Progres Raportit të BE.

Në një reagim në rrjetet sociale ajo shprehet se Shqipëria do të ngjitet patjetër aty ku duhet.

“Ditë e mirë. Ky nuk është thjesht progres në letra, është një rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar. Me Europën e vlerave, dhe të ardhmen në duar, Shqipëria do të ngjitet patjetër aty ku duhet”, shprehet ajo, teksa ka ndarë një pjesë nga fjala e komisioneres së zgjerimit të BE-së, Marta Kos, ku flet me nota pozitive për progresin e Shqipërisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta