Ish-nënkryetari që ndihmoi në udhëheqjen e luftës kundër terrorizmit/ Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Një gjykatë kineze dënoi me vdekje pesë anëtarë të lartë të familjes mafioze Bai, pjesë e një rrjeti kriminal që drejtonte skema të mëdha mashtrimi dhe trafikimi, ndërsa 21 persona gjithsej u shpallën fajtorë për mashtrim, vrasje, lëndime dhe krime të tjera, njoftoi media shtetërore.
Gjykata e Ndërmjetme Popullore e Shenzhenit dënoi me vdekje Bai Suocheng (patriarkun) dhe djalin e tij Bai Yingcang, si dhe tre të tjerë, Yang Liqiang, Hu Xiaojiang dhe Chen Guangyi. Vendimi vjen si pjesë e një fushate më të gjerë kineze për të shkatërruar rrjetet e mashtrimeve që veprojnë në Azinë Juglindore.
Numri i të dënuarve: 21 anëtarë dhe bashkëpunëtorë të familjes Bai u shpallën fajtorë; dënime variojnë nga dënime me vdekje (5), dënime me vdekje me kusht (2), burgim i përjetshëm (5) dhe burgime nga 3 deri 20 vjet për të tjerët.
Aktivitetet çuan në vdekjen e së paku 6 qytetarëve kinezë, një vetëvrasje dhe shumë të lënduar; mijëra punëtorë të trafikuar, përfshirë shumë kinezë, u detyruan të punonin dhe të mashtrojnë të tjerë.
Një hetues kinez i cituar në dokumentarin e transmetuar nga mediat shtetërore tha: “Është për të paralajmëruar njerëzit e tjerë, pavarësisht se kush jeni, ku ndodheni, për sa kohë që kryeni krime të tilla të tmerrshme kundër popullit kinez, do ta paguani çmimin.”
Top Channel