Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, bëhet vendi i vetëm në botë me një rregull të tillë
Një gjykatë apeli në SHBA i dha të mërkurën Floridës dritën jeshile për të zbatuar një ligj që ndalon qytetarët kinezë të blejnë pasuri të paluajtshme dhe tokë, duke hedhur poshtë pretendimet se ky ligj shkel ligjin federal dhe nxit diskriminimin ndaj aziatikëve.
Vendimi, me shumicë votash 2-1, u mor nga Gjykata e Apelit e Qarkut të 11-të me seli në Atlanta dhe mund të inkurajojë shtete të tjera të miratojnë ligje të ngjashme — praktika që dikur ishin të zakonshme në SHBA, por u shfuqizuan gati një shekull më parë.
Aktualisht, më shumë se 30 shtete amerikane po shqyrtojnë ose kanë miratuar ligje që kufizojnë të drejtat e pronësisë së huaj. Gjykata vendosi se qytetarët kinezë që kundërshtuan kushtetutshmërinë e ligjit, të përfaqësuar nga ACLU, nuk kishin të drejtë ta sfidonin atë, pasi ai zbatohet vetëm për personat që banojnë në Kinë dhe nuk janë banorë të përhershëm të Floridës.
Gjykata gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se kërkesat e ligjit binin ndesh me rregullat federale për investimet e huaja, apo se ishin të motivuara nga racizmi kundër kinezëve dhe aziatikëve.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Floridës, republikani James Athmeier, dhe organizata ACLU nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Vitin e kaluar, një panel tjetër i së njëjtës gjykatë kishte bllokuar zbatimin e ligjit në pritje të shqyrtimit gjyqësor.
Sipas ligjit të vitit 2023, personat që banojnë në Kinë dhe nuk janë shtetas amerikanë apo mbajtës të kartës së gjelbër, nuk mund të blejnë pasuri të paluajtshme në Florida. Mbajtësit e vizave jo-turistike dhe azilkërkuesit lejohen të blejnë vetëm një shtëpi deri në 20 akra, për sa kohë që ndodhet të paktën 5 milje larg çdo instalimi ushtarak.
Guvernatori republikan Ron DeSantis tha se e nënshkroi ligjin për të mbrojtur amerikanët nga ndikimi i Partisë Komuniste Kineze.
Dy gjyqtarët që mbështetën ligjin u emëruan nga Presidenti Donald Trump dhe më parë kishin shërbyer në Gjykatën Supreme të Floridës me emërim nga DeSantis, ndërsa gjyqtari i tretë, që dha votë kundër, u emërua nga ish-Presidenti demokrat Bill Clinton.
Top Channel